"Xing.al" edhe këtë vit shpall Personazhin e vitit. Në sondazh morën pjesë njerëz që kanë dhënë një kontribut social, një mesazh të fuqishëm, kanë bërë vepra bamirësie ose patriotike, kanë promovuar Shqipërinë ose i kanë shërbyer një të mire publike.

Me 54% të votave Personazhi i vitit 2021 shpallet Arjan Sala - Roja i qendrës tregtare në Tiranë që shpëtoi nga flakët 25 kolegët e tij, por vetë nuk arriti të dilte dhe u gjet i pajetë tre ditë më pas. 32-vjeçari u shpall “Dëshmor i Kombit”.

