Nga Shqipëria / E Premte 31 Dhjetor 2021, 19:07

Ronela reagon pas kritikave: Kam punuar me vite, urrejtja juaj është e neveritshme

Ronela Hajati do të na përfaqësojë në Eurovision 2022 me këngën "Sekret", por fitorja e saj ka qenë mjaft e diskutuar 24 orët e fundit. Disa personazhe publikë kanë kritikuar jurinë e festivalit që zgjodhi fituese Ronelën sepse sipas tyre kënga e saj nuk jep asnjë mesazh.

Pas kritikave e komenteve negative, Ronela ka reaguar me një postim në Instagram ku shprehet se i duket e neveritshme që ka kaq urrejtje për një vajzë të re që ka punuar me vite për të arritur aty ku është sot.

Postimi i plotë i Ronelës:

Viti 2020 dhe viti 2021 kane qene nga vitet me te veshtira te jetes sime! Jo se s’kam pasur vite te tjera te keqija, por keto kane qene ato me te veshtirat per t’u fshehur qe cdo gje eshte ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga nje faktor tjeter qe nuk dua te permend. Sot dua t’ju uroj shendet e pozitivitet me njeri tjetrin!
Sepse nuk e kemi...

Fitorja e festivalit ka qene gjeja me e sakte qe me ka ndodhur ne kete periudhe. Kemi punuar aq shume per kengen "SEKRET" e prape s’jam e kenaqur akoma. Performanca ime eshte per here te pare trending ne Europe si asnjehere. Komentet e shumta nga te huajt jan 95 perqind pozitive. Kontestime? Gjithmone do kete, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste per nje vajze qe ka punuar me vite te tera per shume artiste te tjere, per tekste te mrekullueshme, melodi te mire eshte e neveritshme dhe diabolike.

Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjerat me te shtrenjta per t’i pelqyer publikut! Komentet e keqija kane qene minimale por te gjitha nga adresa shqiptare. Me falni te gjithe ju "poetet" qe zhargonin e keni te mrekullueshem! Nje artist i vertete e ka zemren e madhe e te bukur, jo te lige! Nje artist i vertete nuk ble as tekste as muzike por ulet dhe punon! Gezuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetem shendet se te gjitha rregullohen.