Nga Shqipëria / E Premte 31 Dhjetor 2021, 15:03

Striptizëm në BB, Iliri shtrin Monikën në tokë dhe i kërcen sipër

Banorët janë nxehur nën ritmet e muzikës teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Iliri, Beniada, Monika, Meridiani dhe Arjola nisën të kërcenin, por vëmendjen e mori veprimi i Ilirit. 

Koreografi hoqi bluzën dhe filloi t’i bënte striptizëm Monikës. Në një moment, ai shtriu në tokë aktoren dhe filloi t’i kërcejë sipër.

Ilirit iu bashkua edhe Meridiani duke e bërë situatën akoma më të nxehtë.

Arjola dhe Beniada i duartrokisnin për performancën. Situata ka shkaktuar mjaft të qeshura mes tyre.