Dhembja e ndarjes nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare duket se ende nuk është kapërdirë nga miqtë e saj. E fundit që ka bërë një dedikim prekës për të ka qenë mikesha e Adelës, balerina Isida Mollaymeri.

Që prej lajmit tragjik të vdekjes së saj, Mollaymeri ka postuar vazhdimisht foto e video të mikeshës së saj të ndjerë, si një mënyrë për të shprehur dhembjen, ndërsa sot, ajo i ka kushtuar një status të gjatë Adelës, në të cilin i kërkon ndjesë për këtë veprim.

‘Adel do doja shume te tregoja dicka tani,kam dicka ne shpirt qe me duhet te ta them patjeter...Ne fakt po ta tregoj me ate timen se po shoh nje yll qe shkelqen me shume se te tjeret... e ti je ai ylli e sigurt se te telenovela qe ti beje shaka se une e shoh perdite prej Flamures gjasme ,Kushi thot qe njerzit qe vdesin kthehen ne nje yll qe na ndricojne nga lart...Ti e di une gjithmone I tregoj gjerat se me duket sikur lirohem ,dhe do vazhdoj ta bej,e ti si gjithmone do me degjosh e di ... Kam ardhur shume here kam qare tek ti por kurre se kisha menduar qe do te te qaja ty ... Duhet t'i them dhe faleminderit nga zemra te gjithe njerzve qe me kan shkruar per ty,po nuk kam pasur fuqi ta bej ,a e di sa bukur me kan shkruar,a e di sa shume jane???Me duhet dhe te mbaj premtimet qe i them mamit e miqve tane se nuk do qajme me ... Te gjith me thone se seshte mire per ty te postoj video - foto se sje e qet , e as per mua seshte mire ... E besoj kte gje plotesisht po as vet se di pse veproj ndryshe.U premtoj te gjithve se nuk do postoj me por prap shoh cdo foto tonen e cdo video qe kemi bere... Me duket sikur kshu te kam me afer,me duket sikur kshu e largoj te verteten... Me fal se ndoshta po tregohem egoiste qe po bej ate qe me ben te ndihem me mire ne vend qe te bej ate qe duhet e qe na e thone njerzit qe na duan ...E di qe ti do qe ne te perballemi me te verteten sepse ti e beje gjithmone kte...Te gjith flasim me njeri - tjetrin dhe e genjejme se sdo qajme me se do behemi mire e se do behemi te forte per ty,po secili nga ne eshte strukur ne guacken e tije dhe me ate menyren e vet mundohet te sillet sikur eshte mire... po une e di qe prap forcen per tu ngritur e per te mbajtur prentimet do na e japesh prap ti... te dua my A...’-shkruan balerina në postimin prekës.



