Nga Shqipëria / E Premte 31 Dhjetor 2021, 15:03

E zbuloi Sara, Ledioni do rikthehet në ekran

Mëngjesin e sotëm Sara Hoxha ishte e ftuar në “Wake Up”. Gjatë intervistës ajo foli për "Big Brother VIP", por edhe për jetën personale e marrëdhënien me Ledion Liçon.

Sara ka zbuluar një sekret duke thënë se bashkëshorti i saj do rikthehet në televizion brenda vitit 2022.

“Unë mendoj që televizionit i mungon Ledionit, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me ‘Top Albania Radio’, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion, në Top Channel”, u shprehur Sara.