Nga Shqipëria / E Premte 31 Dhjetor 2021, 14:02

Mbërrin Viti i Ri 2022 në Zelandën e Re

Zelanda e Re është vendi i parë që e ka pritur me festime madhështore Vitin e Ri, në urën e famshme Harbor Brixh të Okllendit.

Spektakli tradicional i fishekzjarrëve, këtë vit i ka lënë vendin një spektakli inovativ dritash. Shkak janë masat anti-Covid dhe përhapja me ritme të paprecedentë e infektimeve nga varianti i ri Omicron.

Autoritetet synojnë që përmes ndalimit të fishekzjarreve, të shmangin grumbullimet e njerëzve nëpër sheshe. Qeveria neo-zelandeze ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të parë nga televizorët dhe rrjetet sociale spektaklin e dritave.

Në Sidney të Australisë, vendi i radhës që pret Vitin e Ri, pavarësisht kufizimeve të grumbullimeve, nuk e ka ndaluar spektaklin e fishekzjarrëve.