Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba janë rikthyer së fundmi në "Përputhen" si konkurrentë, duke qenë se edicionin e kaluar nuk arritën ta gjenin dashurinë.

Por ata nuk do të jenë të vetmit pasi Olsa Muhameti ka treguar se do të shohim shumë shpejt edhe Melisën dhe Andin. Çiftin do t'i shohim në "Përputhen festive" që do të mbahet në 2 janar.

Olsa ka zbuluar se plot të reja na presin pas Natës së Ndërrimit të Viteve dhe një prej tyre është rikthimi në ekran i Melisës dhe Andit.



