Nga Shqipëria / E Enjte 30 Dhjetor 2021, 22:10

Bashkëshortja ka një mesazh për Ilir Shaqirin: Kemi pasur vështirësi, por...

Ditën e sotme, Iliri Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Emanuela festojnë 19- vjetorin e martesës së tyre. Duke qenë se Iliri vazhdon lojën e tij në "Big Brother", e shoqja ka uruar me anë të një postimi në Instagram.

Emanuela shkruan se martesa e tyre ka pasur vështirësi, por ata i kanë kapërcyer me durim, falje dhe shumë dashuri.

"Ishte 30 dhjetor 2002 ... ishte ftohtë. Por asnjëri prej tyre nuk e ndjeu. Kanë kaluar 19 vjet nga dita kur i thamë PO njëri-tjetrit dhe ne jemi ende këtu. Vështirësi ka pasur por kemi mundur t'i kapërcejmë me durim, falje dhe shumë dashuri", shkruan Emanuela krah fotos nga dita e tyre e martesës.