Nga Shqipëria / E Enjte 30 Dhjetor 2021, 22:10

Nëse do të ndryshosh jetën tënde, duhet të dëgjosh tani këtë mesazh nga Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ka bërë një urim special këtë fundvit duke dhënë një mesazh shumë domethënës për vitin që vjen. Përmes një videoje, Ermali tregon sesi mund të ndryshoni jetën tuaj dhe gjithçka nis nga vetë ju.

Vendosi vetes tre qëllime dhe jep maksimumin për t'i arritur këtë vit.

"Ti mund ta riprogramosh trurin tënd nëse mendon 3 gjëra për të cilat je mirënjohës. Nëse e bën këtë çdo ditë për 21 ditë ti mund të programosh trurin tënd për sukses dhe lumturi. Mirënjohja miq zhduk inatin, frikën, xhelozinë, negativitetin. Dhe ka vetëm një gjë që ti ke mundësinë ta kontrollosh në jetën tënde: atë që ndodh brenda teje. Nëse kontrollon atë, ti mund të kontrollosh komplet botën tënde.

Vendos sot për të bërë një vepër të madhe, të mirë, diçka që do të ngrejë ty në një nivel tjetër, diçka që kur e mendon ndihesh krenar për veten, por njëkohësisht diçka që të frikëson deri në palcë që ta bësh. Përballu me dhimbjen! Vendos standart të ri këtë vit. Mos u merr me njerëzit negativë që ta mbushin mendjen me ankesa dhe ta thithin energjinë. Ngrihu nga ky nivel dhe kërko të marrësh më shumë nga kjo jetë. Por më parë vendos çfarë do të japësh më shumë për këtë jetë. Vendos sot tre qëllime për këtë vit që vjen dhe premtoi vetes që do të japësh shumë më shumë se maksimumin që t’i realizosh. Por mos harro, rëndësi nuk ka qëllimi, por çfarë njeriu do të bëhesh ti për të arritur këtë qëllim", shprehet Ermali.