Këngëtarja Silva Gunbardhi feston ditëlindjen ditën e sotme dhe surprizën më të bukur duket se e ka marrë nga partneri i saj, Dafi.

Në një foto të postuar në Instagram nga Dafi, Silva shihet në shtrat me dy torta në dorë. ‘Pupuruthe Gëzuar Ditëlindjen’ dhe ‘Mami Silva edhe 100’ shkruhet në secilën prej tortave, me dedikimet përkatëse nga Dafi dhe djali 2-vjeçar i çiftit, Dalvi.

‘Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!’-ka shkurar Dafi në postimin për ditëlindjen e partneres së tij, të cilën me përkëdheli e quan ‘pupuruthe’.




