Nga Shqipëria / E Enjte 30 Dhjetor 2021, 12:12

'Ti nuk do të njohësh botën time', Beatrix nervozohet me Donaldin dhe gris...

Teksa po qëndronin në oborr Beatrix u acarua me Donaldin duke i thënë atij se ai nuk dëshiron të njohi botën e saj dhe për këtë arsye grisi dhe kartonin që kishte shkruajtur disa nga këngët e saj të preferuara.

“Për çfarë e grise këtë?”, e pyeti Donaldi.

“Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara”, tha Beatrix.

“Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht”, i tha Donaldi.

“E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje”, tha Beatrix e acaruar.

Më pas ajo shkoi në dhomë e po qëndronte vetëm. Pas saj shkoi e Donaldi, i cili i tha se i duket budallallëk fakti që u mërzit për kaq gjë.