Është mbajtur mbrëmjen e sotme Festivali i 60 i Këngës në RTSH dhe fituese është shpallur Ronela Hajati. Këngëtarja do na përfaqësojë në Eurovision me këngën "Sekret".

"Ky është çmimi i parë që marr dhe do jetë më i rëndësishmi. Këtë çmim ja dedikoj babait tim që më sheh nga lart. Dua të falenderoj jurinë që më ka votuar, Radio Televizionin shqiptar, stafin, falenderoj publikun, bashkëpunëtorët e mi, miqtë e mi të ngushtë, mamanë time. Tani ma bëni një foto për në Instagram se kam shumë njerëz që nuk kanë besuar tek mua. Shifemi në Torino", tha Ronela.

Eurovision 2022 do të mbahet në maj 2022 në Torino.




