Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Dhjetor 2021, 22:10

Beatrix bën plane të festojë Shën Valentinin me të, Donaldi ia kthen: Larg qoftë!

Sot mes të qeshurash Beatrix i ka bërë të ditur Donaldit se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.

Teksa Beatrix i kërkoi që atë ditë ta trajtonte si princeshë, Donaldi ndërkohë lutej që ata të mos ishin brenda shtëpisë së Big Brother atë ditë.

Beatrix: Un jam një çik fiksimaxhie me datat.

Donald: Për Shën Valentinin?

Beatrix: Po. Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh dorën kur ti ha me dorën e majtë.

Donald: Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o Zot.

Einxhel: Unë mendoj që këtu do jemi.

Donald: Ishalla jo o zot. Larg qoftë.