Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Dhjetor 2021, 22:10

I grabitën 10 mijë euro dhe stoli prej ari, reagon Adelina Berisha

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Berisha ka rënë pre e grabitjes. Persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë grabitur 10 mijë euro dhe stoli prej ari, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Lajmi.net ka kontaktuar me Adelina Berishën e cila e konfirmoi rastin. Ajo tha se askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja.

Kur u pyet se si është gjendja e saj shëndetësore pas rastit të ndodhur, këngëtarja u shpreh se është mirë.

“Mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina.