Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme Donaldi e Trixa u shprehën se marrëdhënia e tyre po shkon mirë, por ndryshe janë shprehur sot teksa të dy veç e veç kanë biseduar me Meridianin.
Donaldi i është shprehur se ka shumë presion brenda në shtëpi.
“Kam presion më beso, kam presion nga të gjitha gjërat”, tha Donaldi.
“Po shijoje se ti i fut vetes stres kot”, i tha Meridiani.

“Unë s’po shijoj asgjë këtu brenda, të gjithë po merren me diçka. Unë me Ilirin nuk dua ti sqaroj atij diçka që ka të bëj me mua”, tha Donaldi.
Ndërsa Beatrix nga ana tjetër duket tepër e shqetësuar për bisedat e saj me Donaldin. Ajo thotë se shpeshherë ka dashur të japë mendimin për situata të caktuara, por Donaldi e ka penguar.

"Jam mërzitur shumë se në diskutime që kam bërë të flas, më ka shtrënguar. Nuk kam qenë as duke thënë ndonjë gjë të keqe. Nuk më ka lënë ta shpreh. Jo po se Sarah është më e vogla në shtëpi, më e ndjeshme. Kishe dhe Antonelën 25. Për ndjeshmërinë time nuk e vret mendjen njeri. E ndjej cdo gjë që thuhet dhe mundohem të shoh, i përjetoj të gjitha, e keqe, e mirë…", tha Beatrix.

