Pak ditë më parë Gjiko publikoi këngën e tij më të re "Papuqe Gucci" e cila u pëlqye shumë nga publiku, por nga ana tjetër reperi u akuzua se i ka blerë klikimet në Youtube.


Kjo sepse "Papuqe Gucci" arriti 1 milion klikime për dy ditë. E për t'ja mbyllur gojën të gjithëve, Gjiko ka publikuar sot një video ku tregon statistikat e projektit të tij të ri.


Me 1 milion e 200 klikime, Gjiko ka arritur të fitojë gati 300 dollarë. Fitimet që marrin nga klikimet e një projekti në Youtube, asnjë këngëtar nuk i ka zbuluar më parë, prandaj Gjiko është i pari.


Sa i përket anës private, Gjiko prej disa kohësh ka qenë në vëmendjen e mediave për lidhjen me Elita Rudin.
















