Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Dhjetor 2021, 00:12

'Sublimi përulet para trash-it', gazetari shqiptar revoltohet me ndërhyrjen e BB në Festivalin e RTSH

Mbrëmjen e djeshme për herë të parë në Festivalin e Këngës u bë një lidhje me "Big Brother", për të realizuar një surprizë për Beatrixën dhe Albanin.

Gazetari Enton Abilekaj e ka konsideruar të pavend këtë që ndodhi sot duke u shprehur i revoltuar në një postim në Facebook.

“Kulmi historik i Festivalit te Kenges, ishte ky i sotmi, kur u nderthur me Big Brother. Festivali, qe supozohet te jete ngjarja me e madhe artistike, muzikore, kulturore dhe edukative, nderpritet dhe i hap vendin reality show-t qe eshte e kunderta artistikes, muzikores, kulturores dhe edukatives. Ai qe supozohet te jete prodhimi sublim i Televizionit, perulet me respekt perpara trash-it. Eshte si te nderpresesh garen finalen e boterorit ne futboll per te futur nje fushe nje lojtar te famshem pokeri ose black jack-u qe sapo ka fituar nje dore te mire.
Hallall parate publike!”, shkruan Abilekaj.