Këngëtarja e njohur shqiptare, Edita Sopjani është në pritjen e ëmbël. Lajmin e konfirmojnë burime të sigurta për Prive.al.

“Edita është në fillimet e shtatzënisë dhe ky lajm i ka gëzuar shumë të dy. Megjithatë, momentalisht kanë zgjedhur që ta mbajnë lajmin në privatësi”, ka thënë burimi për Prive.al.

Në muajt e verës, Edita kurorëzoi dashurinë e saj me martesë. Ajo u zhvendos në Gjermani pranë bashkëshortit duke lënë prapa edhe karrierën në ekran.




