Antonela është banorja e larguar nga ‘’Big Brother Vip’’ mbrëmjen e sotme. Votat e publikut kanë vendosur që ajo të lërë përfundimisht lojën e “Big Brother VIP”.

Antonela ishte në nominim me Meridianin dhe Ilirin.

Ajo takoi të gjithë banorët, mes tyre edhe Arjolën, të cilës i uroi fat.

"Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua pavarësisht të gjithave", tha Antonela.

Largimi i saj gëzoi Big Mamën, e cila u shfaq duke qeshur në studion e spektaklit.


