Nga Shqipëria / E Martë 28 Dhjetor 2021, 23:11

Atdheu futet në Big Brother VIP

Atdheu është futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e "Big Brother", jo si banor i ri, por për t'u përballur me Antonelën pas sherrit që kjo e fundit pati me Arjolën.

Atdheu: Më bëri ftesë produksioni për me ardh me u sqaru me ty. E kam pranuar se e kam ndjerë obligim se unë të njoh mirë dhe ti më njeh. Ajo që ka ndodh për mua është shumë banale. E di që je ngutur.

Antonela: Momentet kur ajo më ka sulmuar kam menduar që e ka nga situata me Atdheun. 

Atdheu: Arjola nuk sulmon, ti e di

Antonela: Jo nuk e di, se nuk e njoh, e njoha tani këtu.

Atdheu: Veten e ndjej fajtor sepse nuk ta kam shpjeguar shoqërinë që kam me Arjolën...

Antonela: Po nuk ke nevojë të ma shpjegosh, unë as e njihja Arjolën

Atdheu: Kur ju shoh ashtu duke u zënë, po shfaqni dhunë, në vend që të jeni të bashkuara 

Antonela: Ti thua ta bëj shoqe?

Atdheu: Nuk po them këtë, por mos u zini sepse ajo çfarë ndodhi bëri të ndahesha nga një vajzë që po njihja.

Atdheu më pas kërkoi të takonte dhe Arjolën.

"Arjola je një nënë e mrekullueshme, je aktore e mrekullueshme, je shoqja më e mirë, je personi më pozitiv. Bravo për durimin, guximin e çdo gjë", i tha Atdheu Arjolës.