Sot është një ditë e veçantë për familjen e Rudina Dembacajt. Vajza e saj Viktoria feston 5 vjetorin e lindjes.

Aktorja ka publikuar në rrjete sociale foto nga festa, duke treguar se i kanë organizuar vogëlushes një festë shumë të bukur me motiv botën nënujore.

Në njërën prej fotove Viki shihet krah Rudinës dhe Markut. Aktorja ka treguar se ajo është stiluar vetë për ditën e saj të veçantë.






