Nga Shqipëria / E Martë 28 Dhjetor 2021, 10:10

Islit iu prish mikrofoni dhe prezantoi ngjit me Xhemin, ç'ndodhi në Festivalin e Këngës

Ka nisur me një problem të vogël festivali i Këngës në RTSH, i cili mbrëmë u prezantua nga Xhemi Shehu, Isli Islami, Kelvi Kadilli, Jonida Maliqi.

Sapo ka nisur festivali ka patur disa probleme teknike dhe mikrofoni i Islit për pak momente nuk ka funksionuar. Ai është detyruar te flasë nga mikrofoni i Xhemit duke thënë se e di që do të bëhet meme.

"Ne kishim merak që do bëheshim meme, por po ju japim materialin për memen e parë", tha Isli.