Nga Shqipëria / E Hënë 27 Dhjetor 2021, 22:10

Fifi flet për lidhjen me Granitin pas daljes nga ‘BBV’: Kam fiks një muaj që…

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Fifi dhe Graniti janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa janë komentuar dhe për një lidhje të mundshme.

Fifi është lodhur nga këto aludime, prandaj i ka sqaruar të gjithë me një postim në rrjete sociale. Këngëtarja ka treguar se ajo dhe Graniti janë vetëm miq shumë të mirë, asgjë më shumë.

"Atëherë...Kam fiks një muaj që shoh lajme, tags, komente etj, duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin Jo nanusha, portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur një mik si Graniti, por kaq. Ju dua!", ka shkruar Fifi.