Sonte në “Love Story” u transmetua takimi i Xhonit me Anxhin. Dyshja kanë bërë tre takime gjithsej dhe janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në një moment, Xhoni kërkoi të puthte konkurrenten në buzë, mirëpo ajo nuk pranoi. Anxhi u shpreh se puthja është diçka intime dhe nuk kanë pse e shohin të gjithë.

Anxhi: Nuk kanë pse të na shikojnë se si puthi unë apo si puth ti. Mendoj se është diçka intime që duhet ta përjetojmë ne të dy. U mërzite?
Xhoni: Jo nuk u mërzita fare, të kuptoj shumë mirë. Ti thua prapa kamerës je gati ndërsa para kamerës është diçka…
Anxhi: Jo nuk është vetëm ajo pjesa. Të thashë më duket diçka shumë intime.
Xhoni: Po kjo është loja.
Anxhi: E di që është loja, por nuk e pranoj dot unë.
Xhoni: Unë e kuptoj se do pak siguri dhe unë e kam të vështirë me këtë situatë, është shumë rrëmujë.
Anxhi: Sigurisht, as unë nuk po të kërkoj ty siguri dhe do të të jap unë ty puthje.
Xhoni: Jam duke e menduar dhe kam… Nuk është situatë që e kam pasur përpara. Një pjesë të sigurisë ta jap.
Anxhi: Kemi dalë 3 herë në takim.
Xhoni: Mos mendo se atë që më the unë nuk e vlerësoj…
Anxhi: Shpresojmë në të radhës.
Xhoni: Do e shohim.






