Sot në “Përputhen” Alesia rrëfeu një histori të komplikuar në ish-ambientin e punës. Ajo tha se merrte shumë energji negative nga shefi i saj.

"Më thoshte që ti Alesia je shumë e keqe, je djall dhe për shumë kohë, nëse më përmendje fjalën djall, reagoja shumë keq. Më thoshte e ke vendin poshtë urës së Luksemburgut dhe aty kishte vampira. Ishte shumë ekstrem", tregoi Alesia.
Arjani: Po paska qenë psikopat.

Ajo shtoi se nga kjo situatë kishte kaluar dhe në depresion, duke besuar në realitete të pavërteta.
"Jam ndjerë keq sepse kisha shumë mendime negative. Mendoja që të gjithë njerëzit përreth nuk më donin më, nuk kisha besim te asnjë. Kisha shumë dyshime dhe u krijua një situatë shumë e keqe. Kam humbur shumë, dhe janë këto situata që të bëjnë të ndihesh në depresion. Unë besoja në realitete të pavërteta, dhe e gjitha kjo vetëm prej një personi", u shpreh Alesia.




