Ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi video e një efektiveje të policisë së Nju Jorkut, e cila i kërcen në prehër shefit të saj. Policja me origjinë shqiptare, Vera Mekuli u filmua teksa kërcente në prehrin e Nick McGarry, një toger i martuar.

Pas publikimit të videos 26-vjeçarja është sulmuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale për veprimin e saj. Vera ka reaguar duke u shprehur se ndihet e turpëruar dhe i ka kërkuar falje gruas së McGarry.

“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e tuaj apo në jetën tuaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”, është shprehur ajo për TMZ.

Kërcimi ndodhi në një bar, teksa ajo bashkë me kolegët po festonin Krishtlindjet.
