Ditën e djeshme Mikela dhe Erioni u kapën mat bashkë. Në rrjet qarkulloi një video ku dyshja shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe larg ambienteve të Top Channel.

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Mikela dhe Erioni sqaruan situatën. Mikela tregoi se ndodhej në doganë, pasi do të shkonte në Kosovë, por aty i kishin dalë disa probleme. Konkurrentja tha se vendosi të telefononte Erionin, pasi ky i fundit e ka shtëpinë shumë afër doganës.

Nga ana tjetër, Erioni shtoi: Ishim afër kufirit, në momentin që kaluam kishte shumë njerëz e nuk donim që të binim në sy të të gjithëve, por as vetëm nuk doja që ta lija. Ndërkohë që po prisnim ka ndodh një afrimitet. Edhe aty, se di pse se ka kap videoja, po njëherë ziheshim, njëherë ishim afër. Ndodhën dhe gjëra që na afruan pak dhe na bën t’i sheshonim pak mosmarrëveshjet që kemi.

Kujtojmë se dyshja kanë shfaqur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe të gjithë presin që të dalin çift nga programi.





