Nga Shqipëria / E Hënë 27 Dhjetor 2021, 18:06

Ja ku e keni: Episodin 10 të H.O.T mund ta ndiqni tani në Youtube

Mbrëmjen e djeshme u transmetua në TV Klan episodi i 10 i "H.O.T", i fundit i sezonit 1. Jeta e personazheve mori një kthesë tjetër që nga Dani, i cili mori një surprizë të papritur pas daljes nga burgu e deri tek Amanda, e cila duket se gjeti një dashuri të re pas lëndimit të madh që pësoi.

Episodin 10 mund ta ndiqni tani në Youtube në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit.

Kujtojmë që "H.O.T" vjen me skenar të Klaudia Brahimajt, regji të Bjordi Mezinit dhe me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin.

Xhirimet e sezonit të dytë kanë nisur e një pjesë nga surprizat që na presin mund ta ndiqni në fund të episodit 10.