Nga Shqipëria / E Hënë 27 Dhjetor 2021, 17:05

‘Është djali im’, bashkëshorti i Hueydës bën deklaratën më të bukur për Gabrielin

Thierry, bashkëshorti i të ndjerës Hueyda El Saied, dha së fundmi një intervistë për “ABC e Mëngjesit”. Ai rrëfeu me lot në sy për sëmundjen që i mori jetën, e mes të tjerash u ndal dhe te djali i saj, Gabrieli.

Thierry tha se Gabrieli është tashmë djali i tij dhe se i ka premtuar Hueydës që do të kujdeset për të.

“Ndihem shumë mirë që Hueyda më ka besuar Gabrielin. Ai është shumë i fortë dhe është kaq i zgjuar. Ai është djali im tani. I bëra një premtim Hueydës për t’u kujdesur për Gabrielin dhe për të qenë babai më i mirë për të. Është shumë përgjegjësi, por do kujdesem për të, do ta ndihmoj të zgjedhë një rrugë të mirë në jetë. Unë do jem pranë tij për gjithë jetën time”, u shpreh ai.