Bashkëshorti i të ndjerës Hueyda El Saied, Thierry ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “ABC e Mëngjesit”. Me lot në sy, ai ka rrëfyer për sëmundjen që i mori jetën artistes.

“Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Hueyda-s ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme”, është shprehur Thierry.

Më tej, ai ka folur për mënyrën se si po e përballojnë këtë humbje. Thierry ka treguar se nuk i kanë fshehur asgjë Gabrielit.
“Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte. Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën", ka thënë Thierry.





