Nga Shqipëria / E Hënë 27 Dhjetor 2021, 10:10

'2 gisht mjaltë' dhe 'I love Tropoja' tani do t'i ndiqni në tv, zbuloni datat

Mbrëmjen e djeshme u transmetua episodi i fundit i sezonit të parë të "H.O.T", por surprizat nuk kanë të ndalur. 2 prodhimet e tjera kinematografike të Ermal Mamaqit, "2 gisht mjaltë" dhe "I love Tropoja" do të mund t'i ndiqni shumë shpejt në ekranin e TV Klan.

Dy filmat do të transmetohen premierë ekskluzive në TV Klan më 1 dhe 2 janar.

Kujtojmë që kanë nisur edhe xhirimet për sezonin e dytë të "H.O.T" e gjithashtu Ermal Mamaqi ka zbuluar se do të kemi edhe një "2 gisht mjaltë 2".