Nga Shqipëria / E Hënë 27 Dhjetor 2021, 10:10

Robert Aliaj: Djali im nuk do ta gjejë partneren në program, ai është më i thellë

Djali i Robert Aliajt, Kristi merr pjesë në "Love Story" në kërkim të dashurisë dhe kjo është hera e parë që e shohim në një program shqiptar. Mirëpo duket se babai i tij nuk ka qenë aspak dakort.

“Unë nuk kam qenë dakort që Kristi të merrte pjesë në Love Story. Ai është më i thellë, mirëpo Kristi duke qenë se është “monstër” i pëlqen të bëjë eksperimente sociale, i pëlqen të kuptojë si funksionojnë njerëzit në Shqipëri dhe nuk e di nëse ata aty do ta kuptojnë që ai është në linjën e eksperimentimit", tha Roberti gjatë një interviste për Jonida’s Room.

Roberti ka pohuar gjithashtu se djali i tij nuk do ta gjejë partneren e tij ideale në “Love Story”.

“Nuk përjashtohet por se besoj që do ta gjejë aty. Kristi është shumë special ka modele femërore që nuk korrespondon aty”, është shprehur Roberti.