Nga Shqipëria / E Hënë 27 Dhjetor 2021, 09:09

'Jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë', e përlotur Fifi tregon mes koncertit momentin më të vështirë në BB

Në koncertin e mbajtur në Tiranë për Krishtlindje ka performuar edhe Fifi.

Gjatë performancës së saj, Fifi u përlot në skenë dhe tregoi përjetimet e saj për kohën kur shkroi këngën “Diell” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer. Edhe shumë e lënduar. Kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga ajo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar", tha Fifi.