Big Mama ishte sot e ftuar në “Big Brother VIP FAN Club”, ku foli për herë të parë pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ajo tha se nuk është penduar për sherrin me Antonelën dhe se ka dashur t’i tregojë se ku e ka vendin. Big Mama shtoi se konkurrentja nuk i ka pëlqyer që nga jashtë.

"Unë e pranova ftesën me shumë dëshirë për të qenë në Big Brother, dhe gjatë gjithë kësaj eksperiencë që kam , ku kam qenë unë ka mbizotëruar atmosfera e mirë, por aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si atë natë. Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah. Por nuk më erdhi keq që u largova se tregova që kam karakter dhe nuk i kthej vendimit tim. Unë mendoj që gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte e fortë se ruajta etikën e tv-së. Mua më mjafton të më duan 1000 vetë por kështu siç jam ama, nuk mund të lë dikë të shkelë atë që jam . Doja t’i tregoja ku e ka vendin. Ajo është e bërë famshme me asgjë. Unë jam fut me vonesë në Big Brother dhe për Antonelën kisha parë disa inserte të vogla ku nuk më ka pëlqyer por thashë ta njoh nga afër", u shpreh ajo.




