Këngëtarja e njohur amerikane JoJo është fejuar me të dashurin e saj Dexter Darden. Lajmin e dha vetë këngëtarja me postimet në Instagram.

“Përgjithmonë me ty? Duke festuar Krishtlindjet si e fejuar tani!”, shkroi JoJo shkroi krahas fotografive dhe videove nga propozimi.

“Qenia njerëzore më krijuese, pozitive, e pashme, e fortë, e dashur, më kërkoi të martohesha me të. Pra, padyshim që thashë PO! Faleminderit për surprizën më epike të ditëlindjes ndonjëherë”, shkroi këngëtarja.



