Nga Shqipëria / E Diel 26 Dhjetor 2021, 11:11

Me të birin në krah, Aurela Hoxha ndan kartolinën më të bukur të festave

Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë me datë 26 Maj. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Alaron.

Modelja publikon rrallë foto pranë të birit, por dje për Krishtlindje nuk i ka kursyer fotot më të ëmbla me të.

Aurela shfaqet me vogëlushin në krah pranë pemës së Krishtlindjeve. Alaron është tani 7 muajsh, por ajo nuk e ka zbuluar ende portretin e tij.