Nga Shqipëria / E Diel 26 Dhjetor 2021, 11:11

Finalja e madhe e sezonit të parë: Ja çfarë ndodh sonte në H.O.T

Sonte në orën 20:05, në TV Klan, do të transmetohet episodi i fundit i sezonit të parë të "H.O.T". Ngjarjet janë në një pikë kulminante prandaj të gjithë po e presim me padurim ç’do ndodhë me personazhet.

Në episodin 10 do të kemi një përballje mes Alketës dhe Lilit. Kjo e fundit vendos të shkojë në agjenci për të takuar Alketën, pasi mëson se djali i saj Shpëtimi ka punuar me të.

Lori vazhdon të kërkojë mënyra për të mbetur shtatzënë ndërsa Genti vazhdon të besojë verbërisht se do të bëhet baba.

Xheni shkon të vizitojë Danin në burg? Si do shkojë takimi mes tyre? A e beson Xheni që Dani është i pafajshëm?

Po me Amandën çfarë do ndodhë? Në episodin 10 për herë të parë ajo do të shfaqet edhe me bashkëshortin Besnik Krapin, çfarë roli do të ketë ai?

Kujtojmë se 'H.O.T' mund të ndiqet dhe nga aplikacioni 'Klani Im'. Seriali vjen me skenariste Klaudia Brahimajn, regjisor Bjordi Mezinin dhe producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin.