Nga Shqipëria / E Diel 26 Dhjetor 2021, 10:10

‘Të pashë si femrën ideale’, Bruno zhgënjehet nga Efi dhe ç’nuk i thotë

Efi dhe Bruno janë përballur mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime”. Kjo pasi marrëdhënia mes tyre ka filluar të kriset.

Gjatë përballjes, Bruno është shprehur se Efi i ka kthyer shpinën në shumë raste. Ai ka shtuar se në fillim e ka parë konkurrenten si femrën ideale.

Efi: Çfarë problemi ke?

Bruno: S’më ka pëlqyer se si më ke folur, jemi kapur në prapaskenë.

Efi: Pse jemi kapur?

Bruno: Fillove të flisje.

Efi: M’u ktheve me ton të lartë, të kam kërkuar që këtë lloj gjëje të mos e bësh.

Bruno: Kurse unë nuk i duroj gjërat tendencioze.

Efi: Ti di ta ndash të vërtetën nga shakaja?

Bruno: Nuk ishte shaka.

Efi: Në momentin që unë e kam gabim unë të këkroj falje. Ti më the që hoqe dorë.

Bruno: E thashë në formë batute, ti po do mund t’i keqkuptosh batutat.

Efi: Nëse ka njeri që interpreton gjërat ai je ti jo unë.

Bruno: Ka njerëz që të kthejnë shpinën dhe të tjerë jo.

Efi: Kur ta kam kthyer unë shpinën ty?

Bruno: Jo një herë por shumë herë.

Efi: Unë s’do bëj kot tani, kur s’më pëlqen gjë, s’më pëlqen.

Bruno: Unë këtë emision e shoh si përputhje karakteresh. Kur erdhe krijova një mendim për ty në kokë, të pashë si femër ideale, sikur ishe për mua, kur filluam u njohëm na lindën divergjencat.