Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Dhjetor 2021, 22:10

Ndodh puthja e parë, Bashkimi dhe Alvisa dalin çift nga 'Përputhen'

Bashkimi dhe Alvisa mbyllën këtë mbrëmje rrugëtimin e tyre në “Përputhen”. Dyshja dolën çift nga programi, për të vazhduar jashtë historinë e dashurisë.

Ato kërcyen në studio, si dhe shkëmbyen puthjen e tyre të parë. Të gjithë konkurrentët u çuan në këmbë duke duartrokitur.

Menjëherë pas puthjes, Alvisa dhe Bashkimi i buzëqeshën njëri-tjetrit dhe u përqafuan.