Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Dhjetor 2021, 21:09

Momenti më i bukur në 'Përputhen': Bashkimi i propozon Alvisës

Alvisa dhe Bashkimi kanë vendosur të dalin nga “Përputhen”, për të vazhduar jashtë njohjen e tyre. Sonte në “Prime” u transmetua një takim shumë romantik i dyshes, ku Bashkimi i propozoi konkurrentes: “A dëshiron ta lëmë programin dhe të vazhdosh njohjen jashtë me mua?”.

Alvisa pranoi dhe të gjithë në studio u ngritën në këmbë duke duartrokitur. Bora Zemani dhe opinionistët e përgëzuan Bashkimin për mënyrën se si i propozoi Alvisës për të dalë.

“Si u ndjeve?”, e pyeti më tej Bora Alvisën.

“Shumë mirë. Më ka bërë dhuratën më të bukur për Krishtlindje duke qenë se unë i festoj . E vlerësoj se ka qenë me mua në të mirë e në të keq. Rrugëtimi me kamera mori fund por do vazhdojmë të njihemi jashtë”, u shpreh Alvisa.