Sonila Meço zëvendësoi për dy netë opinionisten Balina Bodinaku në “Big Brother VIP”. Në njërën prej netëve u diskutua marrëdhënia e Donaldit me Beatrixin, për të cilën Balina u shpreh se Sonila dhe Arbri “e trajtuan si gjyq moralist”.

Në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja kanë prishur raportin mes tyre, por si qëndron e vërteta? E ftuar sot në “Goca dhe Gra”, Sonila ka treguar se Balinën e konsideron mikeshë dhe ajo ka të drejtën e saj për të dhënë mendim.

Ajo ka rrëfyer dhe një histori të viteve më parë mes saj dhe Balinën, duke e ndërlidhur me situatën.

“Në vitin 2009-2010, kemi bashkëprezantuar të dielën shqiptare. Unë kisha pjesën e parë që ishte më gazetareske, Balina kishte pjesën e dytë të spektaklit dhe kur kemi dalë të dyja, ka qenë një habi e madhe se ne dy prototipa të ndryshëm. Balina ka këtë ëmbëlsinë si bebush, e thjeshtë, ndërsa unë pak më e komplikuar se vija nga politika. Më kujtohet se ka qenë një vit shumë i bukur, por dhe shumë i vështirë. U shkaktua një efekt ndër koleget e televizionit dhe më kujtohet që gjithmonë do kishin diçka që ngacmonte shumë fort, si për të dëmtuar performancën tonë. Na vendosnin mua dhe Balinën në mikroskop vetëm për të shpjeguar si e panë njëra-tjetrën, plastika e njërës, plastika e tjetrës, ka pasur një konflikt e shumë të tjera. Kjo nuk na ndikoi kurrë as prezantimin, ne ishim aq mirë bashkë me njëra-tjetrën. Unë ruaj një miqësi shumë të mirë sot e kësaj dite, asgjë nuk ka ndryshuar. Balina në të drejtën e saj e ka parë nga shtëpia dhe ka thënë mënyra si u trajtua ajo gjë ishte si gjyq, por Balina është një mikeshë. Unë nuk i zura vendin. Ishte kënaqësi që t’i përgjigjesha ftesës speciale, nuk ka shanc as bazë krahasimi mes meje dhe Balinës”, është shprehur Sonila.






