Këngëtari Neki Emra dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Zana Zhaveli do të bëhen prindër për herë të parë.

Burime të Prive kanë zbuluar se moderatorja është në muajt e fundit të shtatzanisë dhe çifti pritet të bëhen prindër në pak javë.

Neki dhe Zana u martuan në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe shpesh janë pyetur në intervista se kur do të bëhen prindër e ky moment duket se ka ardhur për çiftin.



