Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Dhjetor 2021, 16:04

Ish-konkurrentja e 'Big Brother VIP' e thotë troç: Donaldi nuk heq dorë nga Bora

Gazetarja dhe ish-konkurrentja e "Big Brother VIP", Paloma ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Glamour Zone". Gjatë intervistës ajo u pyet dhe rreth trekëndëshit më të komentuar të momentit "Bora-Donald-Beatrix".

“Sipas teje, cili mendon ti se do të dalë më i lënduari?”, ishte pyetja që iu drejtua.

Sipas Palomës, Donaldi nuk heq dorë nga Bora Zemani. Ajo u shpreh se aktori ka natyrë të paqëndrueshme, por është i dashuruar me moderatoren.

"Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’.

Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë", tha Paloma.