Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Dhjetor 2021, 14:02

Vjollcat festojnë Krishtlindjet, pamjet nga shtëpia

Marina dhe Luana Vjollca kanë festuar Krishtlindjet së bashku me familjen, ashtu siç e do tradita.

Ato kanë postuar foto e video nga atmosfera në shtëpi duke publikuar edhe kartolinën e Krishtlindjeve në të cilën Marina shfaqet me Margetin, krah të ëmës, Maria dhe dy motrave, Luanës dhe Lirës, të gjitha të veshura me pizhama njësoj.

"Gëzuar Krishtlindjet nga Vjollcat", shkruan Marina krah fotos ndërsa Luana na ka dhuruar disa pamje nga shtëpia e tyre, darka e Krishtlindjeve dhe pema e Vitit të ri.