Një nga futbollistët më të famshëm i ka dhënë fund beqarisë duke i propozuar të dashurës për martesë. Bëhet fjalë për djaloshin nga Deçani, Florent Hadërgjonaj, i cili luan me Kombëtaren e Kosovës.

Florenti publikoi në Instagram një foto nga momenti kur i propozoi për martesë të dashurës së tij, Dorina Podrimja.

“Ajo tha Po”, shkroi futbollisti krah imazhit teksa tregonte unazën në gishtin e të fejuarës.

Dorina gjithashtu publikoi një kolazh me foto ku shihej ambienti romantik ku mori propozimin, unaza dhe një foto e saj me Florentin.

