Big Mama dhe Antonela patën një debat tejet të ashpër mbrëmjen e sotme në "Big Brother", që degjeneroi në ofendime dhe akuza të rënda. Pasi Antonela e akuzoi Bigun se e ka sharë serbisht, këngëtarja iu kthye ashpër dhe e revoltuar u ngrit për tu larguar nga shtëpia.

"Arbana dua të dal tani", tha Big Mama ndërsa Arbana e drejtoi për në dhomën e rrëfimit për të biseuar.

Big Mama: Keni futur një njeri të fëlliqur si ajo në shtëpi dhe poshtëroni të gjithë artistët kjo nuk është e drejtë.

Arbana: jo është gjithashtu një grua, një vajzë dhe unë nuk të lejoj ta fyesh në transmetim
Big Mama: Ajo më fyen mua dhe ti nuk më lejon ta fyej? Ajo na ka fyer të gjithëve moj Arbana. Unë vërtet e kam gojën e pisët, por nuk i bëj intrigat që bën ajo. Më thotë mua ajo që e paskam sharë serbisht, mendon se do më degjenerojë para Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk e kam sharë serbisht, e shaj shqip. Mua gjithë populli shqiptar ma di karakterin. Unë 20 vite karrierë i kam ndërtuar vetë dhe rri si zonjë. Vjen një femër e ulët si Antonela dhe më thotë më shajte serbisht. Ajo kot e ka se mua gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia më njeh.
Arbana i kërkoi Big Mamës ta mendonte me qetësi vendimin e saj, por këngëtarja u shpreh se nuk i kthehet fjalës.
"Antonela të dukem unë ty? Unë ku pështyj nuk lëpij. Fjalën kur e them do dal, e mbaj dhe dal", tha Big Mama.



