Nga Shqipëria / E Premte 24 Dhjetor 2021, 22:10

'Më shau serbisht', plas keq në BB, Big Mama-Antonelës: Të kap për flokësh...

Big Mama dhe Antonela janë përplasur keq me njëra-tjetrën spektaklin e sotëm. Debati nisi pasi u dha një klip nga sherri i ndodhur dje, ku Antonela ankohej se nuk mund të hajë asgjë në shtëpi dhe Big Mama ka ndërhyrë duke i thënë se çfarë të hanë të gjithë, duhet të hajë dhe ajo. Në klip u dha edhe një pjesë ku Bigu në dhomën e rrëfimit shprehej se Antonela është një femër e ulët.

Pasi ndoqi klipin Antonela e akuzoi këngëtaren se e ka sharë serbisht. Big Mama nuk duroi pas kësaj akuze dhe iu kthye me tone të ashpra.

Antonela: U pa se kush është femra e ulët, s’kam fol ndonjëherë ashtu për ty, ti flet fjalë banale, më shan serbisht dhe nuk ta lejoj as ty as askujt.

Big Mama: O zonjë e nderume unë po desha me të shajt, të shaj shqip, mos fol se nuk kam shajt serbisht, turp të të vijë, unë të shaj se je njeriu me i ulët këtu.

Antonela: Provo, provo shaj, a je e zonja me shajt? Shaj

Big Mama:  Ti je legene, je e poshtër, je pise, je shtatëfytyrëshe, ti je idiotja më e madhe

Arbana nga studio: Big Mama të lutem kujdes me fjalorin

Big Mama: Po më provokon e kap prej flokësh e qes jashtë

Antonela: Arbana nuk është normale çfarë po thotë

Big Mama: Ti je e degjenerume, je e pamoralshme

Antonela: Unë s’kam ofenduar askënd

Big Mama: Qepe moj gojën, pise, intrigante, ke bërë kot famë, për asgjë s’je e aftë