Donaldi ka biseduar me banorët e "Big Brother VIP" në lidhje me Semin. Aktori është shprehur se Semi ka mbajtur anë (anën e Borës) dhe nuk e ka vlerësuar për njeriun që ai është.
Megjithatë, Donaldi ka shtuar se e ka marrë malli për këngëtaren, sepse e ka xhan.
"Sido që të jetë unë Semin e vlerësoj shumë si njeri, sepse është njeri besnik. Unë e kuptoj situatën mes Semit dhe meje tani, por sërish kam super vlerësime për atë vajzë. Kam pasur vlerësim edhe jashtë në situata që ndoshta të tjerët nuk kanë pasur aq vlerësim sa kam pasur unë për të. Ajo i dinte gjërat shumë mirë dhe tha po, po mbaj anë. Unë dua që ti të më vlerësosh mua për njeriun që jam, jo për marrëdhënien që kam pasur. Ne këtu ishim bashkë, me Semin kam kaluar shumë momente të bukura dhe realisht...ka raste kur shoh atë arushin mërzitem, më mungon shumë. E kam shumë xhan atë vajzën dhe e di si është gjendja tani mes meje dhe Semit", është shprehur aktori.
Kujtojmë se Semi ka lënë të kuptohet se nuk është më mikeshë e Donaldit, pasi e ka hequr dhe nga Instagrami.
