Nga Shqipëria / E Premte 24 Dhjetor 2021, 16:04

Aksidentohet Fation Kuqari, dalin pamjet: Si është gjendja e tij

Ish konkurrenti i Përputhen, Fation Kuqari është përfshirë në një aksident ditën e sotme. "Albeu" ka publikuar pamjet ku shihet se makina e tij tip Audi ka pësuar dëmtime në pjesën anësore.

Raportohet se ish-konkurrenti i "Përputhen" është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fationi ka treguar shpeshherë se është i apasionuar pas makinave luksoze dhe shpejtësisë.