Nga Shqipëria / E Premte 24 Dhjetor 2021, 13:01

Çmimet Xing: Votoni personazhin e vitit 2021

"Xing.al" edhe këtë vit shpall Personazhin e vitit. Në sondazhe marrin pjesë njerëz të njohur që kanë dhënë një kontribut social, një mesazh të fuqishëm, kanë promovuar Shqipërinë ose kanë qenë në vëmendje të mediave për një kohë të gjatë. Pjesë e 2 sondazheve janë:

Arjan Sala - Roja i qendrës tregtare në Tiranë që shpëtoi nga flakët 25 kolegët e tij, por vetë nuk arriti të dilte dhe u gjet i pajetë tre ditë më pas. 32-vjeçari u shpall “Dëshmor i Kombit”.

Klodian Elqeni -  I riu që u kthye në hero me aktin e tij më 25 prill duke parandaluar një tragjedi të vërtetë në sheshin “Skënderbej”, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve. 22-vjeccari me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Klodiani u nderua me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

Florian Marku – Boksieri i bëri të gjithë shqiptarët krenarë duke u shpallur kampion bote në boks. Marku e arriti këtë sukses në ndeshjen me ukrainasin Maxim Prodan në “Tottenham Hotsupur Stadium” në Londër.

Pjesë e sondazhit janë edhe politikanë të cilët kanë qenë në vëmendje të mediave gjatë këtij viti si Edi Rama, i cili u shpall kryeministër për herë të tretë në zgjedhjet e 25 prillit, Sali Berisha e Lulzim Basha që së fundmi janë përfshirë në një betejë politike brenda opozitës dhe Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet dhe krijoi qeverinë e re në Kosovë.

Poll

Në sondazhin e dytë mund të votoni edhe për personazhet e showbizit që këtë vit kanë bërë bujë.

Tea – Ish-konkurrentja e “Përputhen” ishte padyshim personazhi më i komentuar në fillim të këtij viti për historinë e dashurisë me Beartin. Çdo veprim i Teas komentohej dhe ish-konkurrentja pati edhe shumë sulme që më vonë u kthyen në favorin e saj pasi u bë një nga personazhet më të ndjekur.

Donaldi – Hyrja në shtëpinë e “Big Brother” e ka bërë aktorin personazhin më të kërkuar në Google për këtë vit. Gjithçka nisi nga historia e tij me Borën e më pas trekëndëshi i dashurisë me Beatrixën. Donaldi vazhdon ende lojën brenda shtëpisë më të famshme ndërsa jashtë portalet e rrjetet sociale gjatë gjithë kësaj kohe ziejnë me lajme për të.

Fifi – Një tjetër banore e “Big Brother”, e cila bëri bujë kur ndodhej brenda shtëpisë, fillimisht për historinë me Granitin e më pas me momentin kur humbi ndjenjat në transmetim live.

Dua Lipa – Këngëtarja shqiptare me famë botërore bëri histori këtë vit. Ajo është e para artiste që prej 35 javësh ishte në top 10-shen e renditjes botërore të 100 këngëve më të mira. Dua e arriti këtë sukses me këngën “Levitating”. Dua u shpall gjithashtu artistja më dëgjuar në Spotify. Pa harruar që këngëtarja këtë vit fitoi disa çmime si “Grammy” për albumin më të mirë pop, “Artistja ndërkombëtare e vitit” në NRJ Music Awards, “Artistja më e mirë britanike” në Brit Awards, “Artistja femër e vitit” në iHeart Radio etj.

Gjon’s Tears – Artisti shqiptar ka qenë gjithashtu një nga personazhet që pati shumë arritje këtë vit. Gjon Muharremaj fitoi vendin e tretë në Eurovision dhe ndonëse nuk përfaqësoi Shqipërinë nuk harroi të bënte shqiponjën duke shkaktuar shumë zhurmë me veprimin e tij. Gjon fitoi edhe çmimin Artisti më i mirë zvicerian në MTV EMA Awards.

Poll